Soft

Akoma se keni vendosur ku të shkoni për festa? Ja 3 qytetet më të mira në dimër

Disa qytete janë më të mirë në dimër. Kjo nuk do të thotë se ata janë të këqija në verë apo pranverë, por kur temperatura bie dhe drita fillon të zbehet më shpejt, ata fillojnë të duken më të bukur dhe ajo çfarë i bën unikë të duket më qartë.

Ajo mund të ketë të bëjë me cilësinë e pastër të ajërit, ushqimin me avull që është gjithmonë në dispozicion për të kompensuar të ftohtin ose me tregjet e Krishtlindjeve. Cilado qoftë arsyeja ka disa qytete që do ishte më mirë ti vizitonit në dimër.

1.Londër

Si një mega-qytet, Londër mund të jetë mjaft romantike në dimër. Aty zakonisht nuk ka borë, por ajri është i freskët dhe i ftohtë. Duke qënë se është një qytet mjaft i shtrenjtë ju nuk mund të paguani me para ‘cash’, por vetëm me kartë debiti ose krediti. Disa dyqane tani pranojmë pagesa edhe nëpërmjet PayPal. Aty ju mund të vizitoni Parkun “Winter Wonderland” , marketin e Krishtlindjeve dhe nëse jeni duke kërkuar për diçka edhe pak më shumë aktive, atëherë mund të vizitoni Somerset House për pistën e patinazhit në oborrin e tyre të famshëm.

2. Vjenë

Për ata që janë të dashuruar pas kulturës nuk ka qytet më të mirë se Vjena. Ajo është ‘centrali’ i koncerteve dhe recitaleve. Koncertet “The New Year’s Concert” dhe “Vienna Concert House” janë për ata që pëlqejnë muzikën klasike. Filloi në vitin 1939 dhe mbahet në Sallën e Artë të Musikverein, koncerti performohet nga Filarmonia e Vjenës dhe udhëhiqet nga dirigjentë të ndryshëm të njohur. Vjena gjithashtu ofron edhe shumë shtëpi operash të tilla si: Volksoper Ëien si edhe muzeume të shumtë dhe galeri arti.

3. Berlini

Në dimër Berlini bëhet një qytet krejt ndryshe. Ai është i mbush plot me tezga që shesin gjëra të ndryshme për Krishtlindje. Për ata që duan kulturën ka shumë gjëra për të bërë: muzikë klasike në Piano Salon, festivali i filmit Berlinale në shkurt, Festivali Transmediale ose shkoni të blini libra tek libraria ‘Another Country’. Nëse dëshironi diçka më argëtuese, atëherë klubet si gjithmonë do të jenë hapur dhe duke ju pritur.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close