Koronavirusi mbërrin në Kosovë?! Një rast i dyshuar shtrohet në Klinikën Infektive

Kosovë&Rajon
Koronavirusi mbërrin në Kosovë?! Një rast i dyshuar shtrohet

Një person i dyshuar per Koronavirus është konstatuar të hënën në Kosovë. Ministri i Shëndetsisë Arben Vitia ka bërë me dije se personi ndodhet në Klinikën Infektive të QKUK’së, ku paraprakisht dyshohet se është i prekur nga koronavirusi.

Ministri Vita ka bërë me dije se personi është vendosur në karantinë dhe pritet përgjigja e analizave në lidhje me këtë rast të dyshuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Është rast i izoluar, është që ka hyrë në mënyrë të izoluar, është një rast që ka hyrë në karantinë. Në asnjë në mënyrë nuk ka kalu nëpër korridoret nëpër të cilat jemi”, ka thënë Vitia.

Ai ka përmendur se edhe të shtunën kanë qenë edhe dy raste të cilat ishin me grip të zakonshëm, por meqenëse ishin në Itali, kanë ardhur me vetë dëshirë për të parë mostrat nëse janë të infektuar me koronavirus por rezultatet kanë dalë negative.

ME TE LEXUARAT