I cmenduri djeg gruan me benzinë në sy të fëmijëve

Soft
I cmenduri djeg gruan me benzinë në sy të fëmijëve

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Rumani, ku një burrë i ka vënë zjarrin gruas në sy të dy fëmijëve.

Pamjet e rënda janë filmuar nga kamerat e sigurisë së një fast food-i në qytetin verior të Rumanisë, Buhusi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gruaja ndodhej në ambientet e fast food-it bashkë me nënën e saj dhe fëmijët, një vajzë 6 vjeçe dhe një djalë 2 vjeç.

Në video dallohet çifti duke debatuar derisa ai fillon ta godasë dhe më pas i derdh diçka në fytyrë të cilën e ndez duke shpërthyer flakët. Agresori dallohet të largohet me shpejtësi ndërsa familjarët e tjerë përpiqen të ndihmojnë gruan, e cila më pas është dërguar në spital në gjendje kritike, raporton “The Sun”.

Sipas dëshmive të familjarëve ai ka qenë gjithmonë i dhunshëm dhe procesi i divorcit e ka shtyrë të ndërmarrë edhe këtë akt akoma edhe më ekstrem, por tanimë ai është në pritje të dënimit që mund të jetë po aq ekstrem, plot 20 vite burg.

ME TE LEXUARAT