Hapet Qendra e re tregtare në Tiranë, reagimet e pabesueshme të qytetarëve

Aktualitet

Një qendër e re tregtare është hapur së fundi në Tiranë.

Në ditën e dytë të hapjes së saj për publikun, (tri ditë nga inagurimi) ka nisur edhe "rankimi" i kësaj qendre tregtare të hapur pranë qendrës së Tiranës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Qytetarët kanë dhënë mendimet e tyre në lidhje me mungesën e dyqaneve marka, parkingun me pagesë, orientimin dhe lëvizjen brenda objektit si dhe për cmimet.

Lajmifundit.al vizitoi këtë qendër ditën e sotme dhe po përgatiste një artikull në lidhje me këtë ngjarje.

Gjatë kërkimeve tona, ndeshëm në mendimet e dhëna nga qytetarët e ndryshëm të cilat po i transmetojmë të paprekura dhe origjinale sic janë.

Ajo cka mund të themi është se qendrat tregtare të mëdha janë kthyer në një trend të ekonomisë shqiptare në 10-vjecarin e fundit.

Ato kanë qenë një histori suksesi, por markat që kanë mbetur në treg, kanë ofruar cmime konkuruese, marka të njohura, larmi e shumëllojshmëri në artikuj.

Po ashtu qendrat tregtare të suksesshme në periferi të Tiranës, ofrojnë ambiente të bollshme, lehtësi lëvizje për këdo dhe mbi të gjitha, parkim të disponueshëm dhe pa pagesë.

Nje qytetar shkruan tek faqja zyrtare:

Nese doni ti benti konkurence qendrave tregtare te tjera,duhen ulur cmimet bazuar ne gjendjen ekonomike te popullsis shqiptare. Struktura Fantastike

Qytetarët vazhdojnë të japin mendimet e tyre./lajmifundit.al/

ME TE LEXUARAT