Soft

Mos i bëni këto gabime… 5 gjërat që nuk duhen thënë gjatë seksit

Nëse doni që gjithçka të shkojë mirë në aspektin seksual, nuk duhet të thoni këto 5 gjëra.

1-Emër i gabuar
80% e çifteve fantazojnë për dikë tjetër kur bëjnë seks me partnerin e tyre. Sigurisht që askush nuk i thotë partnerit se mendon dikë tjetër gjatë momentit intim, kështu që kujdes me emrin. Dhe mos u bëni merak, të kesh një fantazi në kokë gjatë seksit me partnerin me të cilin e ke bërë shumë herë më parë është normale dhe efektive për të pasur një kënaqësi më të madhe.

2- Të përmendësh ish-in

Nuk duhet të thuash kurrë: “Ish-i im e pëlqente shumë këtë”. Nuk i intereson kujt se çfarë pëlqente ish-i yt. Ai ose ajo ka mundësi të ketë pasur një shije seksuale krejt tjetër. Të gjithë duam të mendojmë se partneri na mendon vetëm ne në ato momente dhe jo ish-in. Të flasësh me nota pozitive për ish-partnerin është diçka shumë e gabuar.

3- Jo ashtu!

Së bashku me “Çfarë po bën?”, fraza “Jo ashtu!” është shumë e dëmshme për teknikën dhe saboton sesionin seksual. Sigurisht që partnerit duhet t’i thuash se çfarë dëshiron, por çdo gjë ka kohën e vet dhe mënyrën e vet. Vetëm nëse keni rënë dakord që një sesion i caktuar është vetëm për “stërvitje”, që të mësoni stilet e njëri-tjetrit.

4- A është brenda?

Nuk duhet thënë në asnjë mënyrë, pasi kjo pyetje nënkupton se përmasat e tij nuk janë të mëdha. Kjo është fraza që e shkatërron krejtësisht vetëbesimin e mashkullit dhe e shkatërron në mënyrë të menjëhershme. Kjo, pasi më shumë se 90% e meshkujve shqetësohen për madhësinë e organit të tyre seksual.

5- Surprizë!

Ka surpriza të mira (pas një të hëne të mërzitshme gjen tavolinën e shtruar, me qirinj dhe gota shampanje), por ka edhe nga ato surpriza që duhen diskutuar më parë me partnerin. Për shembull, lodra seksi ekstreme apo një shkuarje në një klub nate me striptiste ndoshta nuk do të priten mirë.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close