Kush është viktima e konfliktit të djeshëm në Bathore, baba i tre fëmijëve

Kliko per me shume info

Aleksandër Barlika, 35-vjeç, nga Mati, eshte personi që gjeti vdekjen në një spital privat pasi një ditë më parë u qëllua me çifte në Bathore.

Sipas të dhënave nga Spitali ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra në organet jetësore.

Kliko per me shume info

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se 35-vjeçari ishte babai i tre fëmijëve dhe prej disa kohësh kishte hapur një lokal në zonën e Kamzës.

Mesditën e djeshme ai bashkë me vëllain e tij Altinin, shkoi në Bathore për të zgjidhur mosmarrëveshjen mes nipit të tij 16-vjeçar dhe një bashkëmoshatari të këtij të fundit.

Sipas Policisë në këtë konflikt janë përfshirë edhe shtetasit Aleksandër Barlika 35 vjeç, Altin Barlika 39 vjeç (dajat e shtetasit K.P.) dhe Rasim Cani 50 vjeç (babai i Ledjan Canit), të cilët janë konfliktuar fillimisht me mjete të forta me njëri-tjetrin.

Konflikt i cili më pas është përshkallëzuar në përdorim të armëve të zjarrit e më saktësisht, shtetasit Aleksandër Barlika (Bajrami) dhe Altin Barlika (vëllezër ndërmjet tyre) të shoqëruar dhe nga nipi i tyre K.P, kanë nxjerrë një armë tip pistoletë dhe kanë tentuar të qëllojnë ndaj shtetasve Ledjan Cani, D. Cani dhe Rasim Cani.

Në këtë kohë duke përfituar nga gjendja e rrëmujës së krijuar, shtetasi Ledjan Cani ka marrë një armë gjahu, tip çifte me të cilën ka qëlluar Aleksandër Barliken i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra ndërsa Altin Barlika ka marrë dëmtime të lehta trupore.

Ende nuk janë sqaruar motivet e konfliktit mes dy të rinjve. Policia njoftoi më herët se për ngjarjen përveç autorit kryesor të vrasjes ka arrestuar dhe 3 shtetas të tjerë.tvklan

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here