Basha para protestuesve: Shqiptarët nuk mund të trajtohen më si budallenj

Politikë

Vijon protesta e opozitës dhe akuzat e Bashës kundër Ramës. ‘’ Një prilli njihet si dita e gënjeshtrave në Shqipëri, por 1 prilli është një ditë ndërkombëtare. Në anglisht i thonë “fool’s day” që përkthehet dita e budallenjve. Dita e budallenjve, pavarësisht se mekanizmi është i njëjtë. Shpiken gënjeshtra, të paqëna e këto trajtohen si shaka në kurrizin e atyre që i hanë dhe kjo me siguri duhet të jetë dhe kuptimi i fjalës dita e budallenjve. Me siguri në paktin e 1 prillit 2013 teksa përpunoheshin gënjeshtrat e mëdha për shëndetësinë falas, 300 mijë vende pune, bashkëautorët kanë qeshur apo nënqeshur se jo vetëm ka qenë dita e gënjeshtrave por kanë menduar se kjo ka qenë dhe dita për ti trajtuar shqiptarët si budallenj që mund ti gënjesh mashtrosh e marrësh votat. E pra sot, e tash 7 javë duke hyrë e 8-ta shqiptarët janë këtu në këtë shesh me trup me mendje e shpirt. Dhe ne kemi një mesazh për Edi Ramën dhe koalicionin e 1 prillit.’’- tha Rama.

Basha tha se kishte një mesazh për Edi Ramën dhe koalicionin e 1 prillit: “Budalla është ai që pranon të trajtohet si budalla dhe shqiptarët kanë vendosur të mos pranojnë më kurrë të trajtohen si të tillë nga një bandë hajdutësh dhe e bërë njësh me krimin e organizuar”

Basha e mbylli fjalën e tij para mbështetësve të opozitës të vendosur në çadrën e ngritur para kryeministrisë prej 18 shkurtit duke thënë: Nuk ka kthim prapa nuk ka zgjidhje fasadë, zgjidhje pazar, zgjidhja e vërtetë është qeveria që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme”

ME TE LEXUARAT