Soft

Kapen 384 kg kokainë në kutitë e bananeve me GPS

Një sasi prej 384 kg substancë pluhur është kapur nga policia gjermane në Leverkusen. Të gjitha mostrat e kryera deri më tani kanë treguar se lënda narkotike është kokainë.

Lënda narkotike ishte e futur në kutitë e bananeve dhe e ndarë në pako me nga 1 kg secila. Kokaina ishte fshehur në 26 kuti bananesh.

Furnizuesi i bananeve ishte nga Ekuadori, ndërsa brenda pakove kishte edhe një GPS, e cila sipas hetuesve kontrollonte lëvizjen e mallit dhe i ndihmonte trafikantët të kontrollonin maunen e ngarkuar. Hetimet e tyre janë duke vazhduar.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close