Blushi ftesë Bashës e Metës: Bashkojmë votat në Kuvend, rrëzojmë Ramën

Aktualitet

Kryetari i partise LIBRA-s, Ben Blushi ftoi Ilir Metën e Lulzim Bashën te bashkojne votat për të rrëzuar qeverinë Rama përmes një mocioni.

Blushi shprehet se Rilindja nuk ka më shumë se 60 mandate sot në parlament që do të thotë se gjithë partitë e tjera bëjnë të paktën 80 mandate.

Deklarata e Blushit ne FB:

"Nëse Partia Demokratike nuk hyn në zgjedhje pa Qeveri tjetër dhe LSI thotë se nuk hyn në zgjedhje pa Partinë Demokratike atëherë ka një zgjidhje që zgjedhjet te mbahen dhe PD bashkë me LSI të hyjnë në zgjedhje në 18 qershor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rilindja nuk ka më shumë se 60 mandate sot në parlament që do të thotë se gjithë partitë e tjera bëjnë të paktën 80 mandate.

Pra nëse PD ka interes të nxjerrë Rilindjen nga Qeveria dhe LSI ka interes të nxjerri PD nga cadra,janë votat për mocion mosbesimi kundër Edi Ramës.

LIBRA do pranonte të rrëzonte Qeverinë për të ngritur Drejtësinë. Nëse PD do pranonte ta kalonte reformën në drejtësi dhe LSI do pranonte të bashkohej në nje mocion kundër Edi Ramës dy votat LIBRA do ishin pro në këtë rast.

Kjo është e vetmja rrugë ligjore,kushtetuese,politike dhe e mbetur për të krijuar një Qeveri Tjetër, për të garantuar pjesëmarrjen në zgjedhje dhe për të kaluar vetingun njëkohësisht.

E ftoj Lulzim Bashën dhe Ilir Metën në mocion. Jemi 80 kundër 60. Këto numra mund të zgjidhnin Presidentin në dy raundet e mbetura,mund të bënin ndryshimet që OSBE ka parashikuar në Kodin Zgjedhor dhe natyrisht të garantonin një Qeveri teknike deri ditën e zgjedhjeve.

Unë do votoja cdo Kryeministër teknokrat që nuk do ishte as rilindas dhe as demokrat dhe cdo president dinjitoz që do ishte njëkohësisht patriot dhe demokrat" tha Blushi.

Por, Basha iu përgjigj duke theksuar se nuk kërkojmë pushtet në tavolinë, ndërsa synim është një qeveri teknike me bazë të gjerë, pjesë e së cilës të jetë edhe PS.

"Sot dëgjuam një propozim nga Beni, që thoshte mocione kundër Ramës për ta rrëzuar.

Duke e marrë të mirëqenie se do ta ketë mendim edhe në darkë, i them e ne kërkojmë një zgjidhje gjithpërfshirëse, nuk duam përjashtim e PS nga qeveria teknike, pasi duhet të ketë mbështetje të gjerë politike.

Duhet ti japim Shqipërisë një qeveri teknike me mbështetje të gjera. Koha për ta zgjidhur me dialog po shkon drejt fundit, koha për reflektim" deklaroi ai.

Nuk ka munguar reagimi edhe nga Partia Socialiste pas kërkesës së Blushit për Metën dhe Bashën.

Taulant Balla shprehet se problemi i PD nuk ka te beje fare as me zgjedhjet dhe as me qeverine, sepse ata nuk duan Vettingun.

"Ben Blushi ose nuk po e kupton sic duhet, ose nuk do ta kuptoje. Problemi i PD nuk ka te beje fare as me zgjedhjet dhe as me qeverine.

E kemi thene qe diten e pare, problemi i Partise Demokratike eshte vettingu. Prioriteti i tyre numer nje eshte te bllokojne vettingun.

Dje ne ishim te hapur per te negociuar dhe per te gjetur kompromis, ndoshta duke qene me te gatshem se sa duhet. Por PD nuk do kompromis apo dialog, sepse ata nuk e duan vettingun.

Me 18 qershor, Kushtetuta i ben thirrje qytetareve per te vendosur se kush do t'i qeverise per kater vitet e ardhshme. Partite politike mund te zgjedhin te paraqesin nje alternative ose jo.

Partia Socialiste do te kerkoje voten e popullit ne 18 qershor, sepse respekton Kushtetuten dhe vullnetin e popullit. Dhe sepse ne besojme se askush nuk mundet ta bllokoje vettingun dhe reformen ne drejtesi" përfundoi Balla reagimin për Blushin dhe Bashën.

ME TE LEXUARAT