Ish- i dashuri juaj është fejuar? Ja ndjenjat që nuk mendonit kurrë se i keni

Soft

Ju ka nodhur që ish- i dashuri juaj të fejohet?Nuk ka ndonjë dyshim rreth kësaj: një person ndjehet tejet keq kur e zbulon këtë gjë.

Por, lajmi i mirë është se nuk jeni vetëm!

Dhe sikurse dëshpërimi, ka disa faza emocionale nëpër të cilat kalojnë njerëzit pasi e kuptojnë se ish- i dashuri ka vendosur ta kalojë tërë jetën i lumtur me dikë që nuk jeni ju.

Këto janë disa nga fazat në të cilat do të kaloni kur e kuptoni se ish- i dashuri është fejuar me dikë tjetër:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tronditeni

Ndoshta e keni bllokuar në Facebook, e keni fshirë nga të gjitha rrjetet sociale dhe e shmangni kontaktin fizik me të, por një ditë ju ndodh që mikja e ngushtë t’jua tregojë lajmin e hidhur dhe padyshim se do të tronditeni.

Zemëroheni

“Jam shumë e kënaqur që e ke gjetur një person tjetër dhe tani je i lumtur”… gënjeshtër, apo jo?

Jeni konfuze

Ju ndoshta nuk e dashuroni më aspak atë, por fakti se është fejuar do të thotë se më asnjëherë nuk do të bëheni bashkë, e kjo paksa ju bën të ndjeheni konfuze.

Përveç këtyre të lartcekura, ju edhe mund të filloni të mërziteni, ndoshta edhe të qani, por në fund do ta pranoni faktin dhe gjithçka do të bëhet më mirë. /Telegrafi/

ME TE LEXUARAT