Atentati në Sukth/ Artan Hoxha: Oficeri i policisë të përfshirë në vrasjen e dyfishtë

Aktualitet

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja në lidhje me vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Sukth disa ditë më parë ku viktimat ishin ish-shefi i Krimit Ekonomik në Tiranë, Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dauti. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, Hoxha thotë se në ngjarje dyshohet se janë të përfshirë zyrtarë të lartë të policisë.

Ai gjithashtu tha se nën hetim është edhe një oficer i lartë, që merret me sektorin e ngjarjeve të rënda, i cili prej disa ditësh nuk është paraqitur në detyrë. Megjithatë gazetari Hoxha nuk përmendi emra, pasi sipas tij do të dëmtoheshin hetimet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kjo është një ngjarje e rëndë, dhe kam thënë që kemi të bëjmë me një zyrtar tjetër të policisë. Makina që përdorën viktimat ishte shumë e shpejtë dhe vështirë ta neutralizoje me një mjet të thjeshtë. Kamerat e sigurisë nuk janë kontrolluar ende të gjitha, se duhen ndjekur lëvizjet minutë pas minute. Nuk ka pasur shumë bashkëpunim mes bizneseve të zonës, pasi kanë pasur frikë. Ka një seri ngjarjesh që mbeten pa autor dhe prandaj dëshmitarët kanë frikë, nuk kanë më besim.

Rezultojnë të implikuar në këtë histori edhe zyrtarë të lartë të policisë. Një nga oficerët e policisë, është drejtues që merret në sektorin e ngjarjeve të rënda, nuk është paraqitur në detyrë, ka disa ditë. Është në listën e personave që duhet të paraqiten. Kam emra, por nuk i jap se dëmtoj hetimet.Ata ishin të dy me të shkuar jo të mirë,” tregoi Hoxha, citon balkanweb.

ME TE LEXUARAT