Boksi e shpëtoi nga burgu: Historia e Joshuas lë pas skenarin e filmit ‘Rocky Balboa’

Sport

Anthony Joshua ka qenë gjithmonë luftëtar. Por, fati i tij nuk ishte i destinuar të jetë sportist i madh. Para se të konkurronte të bëhej kampion bote për pesha të rënda, përleshjet e quan atë në anën e errët.

Si adoleshent, ai është kapur shpesh në rrugë në qytetin e tij të lindjes, Watford, Ai njëherë përfundoi edhe prapa grilave dhe dy herë i shpëtoi një dënimi të gjatë në burg. Por, jetesa e tij në kohën kur ishte i ri, ishte shumë më ndryshme nga ajo e sotshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tashmë një nga sportistët më të suksesshëm në Britani, sonte (e shtunë) do të provojë të futet në histori. Ai do të mbrojë titullin IBF në pesha të rënda ndaj legjendarit Wladimir Klitschko dhe atë para 90,000 fansave në stadiumin Wembley Stadium, në një luftë që do t’i sigurojë boksierëve nga 17.88 milionë euro, transmeton Telegrafi.

Anthony Joshua defeated Wladimir Klitschko to claim the IBF, WBA and IBO world heavyweight titles at Wembley on Saturday

Edhe Joshua e ka pranuar: “Po mos të ishte boksi, do isha prapa hekurave”. Mjafton një vështrim i shpejtë në albumin e familjes dhe e kupton se është një luftëtar i lindur. Një nga ato fotografi e ka zbuluar mamaja e tij, Yeta, ku shikohet Joshua si bebe teksa mbron mjekrën si kampion. Joshua, tani 27-vjeçar, ‘përleshjen’ e parë me policinë e kishte në moshën 16-vjeçare.

Në atë kohë ai ishte një futbollist premtues dhe atlet, pasi mund të vraponte 100 metra për më pak se 11 sekonda. Ai u akuzua për dëmtime trupore, pasi ishte përleshur gjatë një ndeshje futbolli në shkollën fillore. “Ky djali ishte duke u përpjekur të më shkatërronte. Ia bllokova qafën me kraharorin tim dhe pastaj e hodha mbi shpatullën time. Nuk isha i vetëdijshëm për forcën time dhe normalisht që ai nuk përfundoi mirë. Shkoi në gjykatë, por fatmirësisht ata më dhanë vetëm shuplakë të vogël”, ka thënë Joshua rreth përleshjes që kishte në shkollë.

Joshua i iku burgut në atë kohë, por ai ende ishte në telashe. U zhvendos në banesën e mamasë në një bujtinë dhe shoqërohej me grupe që zakonisht e angazhonin atë për lufta rrugësh, shkruan Telegrafi. Në 2009, ai e gjeti vetën në paraburgim dy javorësh në burgun e Reading dhe për këtë Josha tha: “Atje brenda ka idiot dhe ajo është koha kur t’i e kupton se me çfarë ke të bësh. Mund të dënohesha me 10 vite, ende do isha në burg”.

Klitschko returned to his feet for the third time in the fight but referee Fields called a stop to the fight

Pas kësaj Joshua u rikthye te mamaja dhe filloi një kurs për t’u bërë murator. Në 2007, në moshë 17- vjeçare, më në fund gjeti një luftë legjitime, ku kushëriri i tij e mori atë në një klub boksi lokal. Aftësisë e tij befasuan të gjithë dhe kështu ai u zgjodh nga skuadrën e boksit të Britanisë. Por, para Lojërave Olimpike në Londër në vitin 2012, ai gati prishi edhe një herë çdo gjë. Në vitin 2011, boksieri u kap nga policia dhe në çantën e ekipit të Britanisë së Madhe ai kishte kanabis dhe kështu u akuzua për posedim.

Por, edhe një herë i shpëtoi burgut. U suspendua me 12 muaj dhe u detyrua t’i shërbejë komunitetit për 100 orë dhe për këtë ai tha: “Në mënyrën si ndodhi jam i lumtur, sepse më zgjoi”. “Nuk ishte nga akuza, por nga mërzia që i kisha shkaktuar shokëve, familjes dhe posaçërisht nënës sime”. Ekipi i boksit të Britanisë së Madhe e ftoi atë për Kampionatin Evropian, ku Joshua arriti në çerekfinale, edhe pse kishte stërvitur shumë pak. ë vonë u ftua edhe për Kampionati Botëror në Azerbajxhan. Nëna e tij e cila nuk ishte asnjëherë e pranishme në sallat ku ai është ndeshur, qëndroi në shtëpi dhe e ndoqi nga televizioni.

Field holds Joshua's hand up to signify the Brit's victory in front of 90,000 supporters at the home of English football

“Isha shumë nervoze, i mbuloja sytë me një peshqir. Isha në mes dëshirës për të shikuar atë dhe asaj teksa e shikoja duke u lënduar. Ishte tmerruese”, ka thënë Yeta (mamaja), transmeton Telegrafi. Një vit më vonë, Joshua fitoi medaljen e artë në Londër 2012 dhe ishte hera e parë që mamaja e tij e shikoi atë nga afër.

Pas triumfit olimpik, jeta e tij u rregulla. Tashmë ai nuk kishte probleme financiare dhe kështu i bleu një banesë nënës së tij në Golders Green, në veri të Londrës. Edhe pse Joshua ka blerë një apartament në vlerë 600 mijë euro, për instruktoren e jogës, Nicole Osbourne, e cila është edhe nëna e djalit të tij, Josephit (i cili ka lindur në tetor të 2015), ai vazhdon të jetojë në banesë me mamanë. Kur është në kampion stërvitor, ai jeton duke ngrënë mish pule, mish lope, pasta dhe vezë të ziera. Promotori, Eddie Hearn: “Shmangia e burgut isha pika e kthesës për Anthonyn. Ai është një djalë i keq që po tenton të bëhet i mirë. Boksi ia shpëtoi jetën, i dha disiplinë, fokus dhe fizik të madh”.

ME TE LEXUARAT