Vrasja e nënës së dy fëmijëve nga vjehrri, zbulohet fakti i rëndë në Kurbin

Aktualitet

Gruaja 41-vjeçare që u vra nga vjehrri i saj në Zhejë të Kurbinit mëngjesin e kësaj të mërkure, dhunohej vazhdimisht edhe nga vjehrra.

Deshmia vjen nga familjarë të gruas, nënë e dy fëmijëve 15 dhe 10 vjeç. Fakti i rende eshte zbardhur pikerisht nga deklarimet e te afermve te viktimes, te cilet thone se dhuna ka qene e vazhdueshme dhe vrasja, e paralajmeruar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të afërmit pohojnë se fëmijët kanë qenë në gjumë në momentin që viktima është goditur me levë në pjesën e kokës në oborrin e shtëpisë.

Vera Tota ka pasur fillimisht një sherr verbal, pasi dy prindërit e bashkëshortit e akuzonin se nuk u shërbente, pohojnë të afërmit, dhe më pas grindja ka degjeneruar me dhunë, ku vjehrri 75 vjeç Ndoc Tota, pasi e ka ndjekur për disa metra në oborr, ka marrë një levë dhe e ka goditur disa herë.

Gruaja ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa autori i dyshuar ka tentuar të largohet, por është kapur menjëherë nga policia, që u njoftua nga fqinjët e viktimës.

Sipas banorëve të fshatit Zhejë në Kurbin, 41 vjeçarja prej disa kohësh punonte si sanitare në një shkollë 9-vjeçare të zonës, ndërsa bashkëshorti si roje nate në një objekt privat.

Para një viti prindërit e bashkëshortit kishin tentuar ta vrisnin dhe për këtë arsye çifti së bashku me dy fëmijët ishin shpërngulur në qytetin e Laçit.

Pasi u duk se marrëdhëniet me nusen ishin stabilizuar, familja e re ishte kthyer sërish tek prindërit.oranews

ME TE LEXUARAT