Mbillnin hashah në banesë, arrestohet 43-vjeçari, procedohet në gjendje të lirë bashkëshortja e tij

Aktualitet

Policia e Fierit ka arrestuar një 43- vjecar dhe ka filluar procedimin në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike. Sipas policisë, pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në lagjen “Kryengritja e Fierit”, në banesën e shtetasit Ermal Hasani, u gjetën të kultivuara dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 64 fidanë bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi Ermal Hasani 43 vjeçar, dhe bashkëshortja e tij, shtetësja me iniciale E.H, 36 vjeçe.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” .

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i policisë

Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike. Arrestohet në flagrancë autori dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë bashkëshortja. Në bazë të Planit të Veprimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier për zbulimin, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kultivimit të bimëve narkotike, vijojnë kontrollet e pandërprera në gjithë territorin e Qarkut Fier.

Si rezultat i kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në lagjen “Kryengritja e Fierit”, në banesën e shtetasit Ermal Hasani, u gjetën të kultivuara dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 64 fidanë bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: -Ermal Hasani, 43 vjeç, banues në lagjen “Kryengritja e Fierit, si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen E.H, 36 vjeçe.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284/1 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT