Lajmi i fundit

Kush e kërkoi shkarkimin e Tahirit? Monika Kryemadhi befason me përgjigjen

Zëvendëskryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një intervistë për emisionin “Komiteti” ka folur për fillimet e saj në politikë, njohjen me Ilir Metën, por ka befasuar kur iu përgjigj një pyetje për shkarkimin e Saimir Tahirit si ministër i Brendshëm.

Duke folur për qëndrimin që është mbajtur zyrtarisht nga LSI, Monika ka theksuar se kjo forcë politike nuk ka pasur asnjë ndikim në shkarkimin Tahirit. “Janë disa gjëra që vijnë përtej Oqeanit”, theksoi ajo.

Megjithatë, me Fatmir Xhafën në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kryemadhi, thotë se “diçka ka lëvizur”. Këtu, zonja Kryemadhi i referohet situatës së kanabisit në Shqipëri, mbi të cilën shpreh shqetësim për përmasat që ka marrë si fenomen.

“Kanabisi është shqetësim, janë kapur tonelata të tëra. Ka lëvizur diçka me ministrin e ri. Historia e ndërtimit të kanabisit ka qenë shumë e shëmtuar dhe e ka dëmtuar Shqipërinë. Sot Shqipëria përmendet për kanabisin dhe krijon një imazh të gabuar. Për Shqipërinë duhej folur për vajzat e bukura, për turizmin, për mikpritjen”,- u shpreh ajo ndër të tjera.

loading...
Tags

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close