Sport

Sporti në zi, vdes legjenda e futbollit

Ditën e sotme ka ndërruae jetë legjenda e futbollit shqiptar. Bëhet fjalë për ish- futbollistin e mirënjohur i Partizanit, Gjergj Thaka u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit u nda nga jeta në moshën 68 vjeçare. Thaka aktivizohej në rolin e mesfushorit dhe luajti me fanellën e Partizanit për 10 vjet nga viti 1968 deri në vitin 1978.

Me të kuqët, Gjergj Thaka ka marrë disa çmime, si individuale ashtu dhe në ekip. Ai është shpallur kampion kombëtar, fitues i Kupës së Shqipërisë dhe Fitues i Kupës Ballkanike.

Pas futbollit të luajtur ai ka trajnuar moshat ku është shpallur kampion me të rinjtë. Për 7 vite Thaka ka mbuluar edhe poste drejtues në klubin e kuq , zv/shef dhe drejtor i klubit “Partizani“. Thaka ka qenë pjesë e stafit të Federatës Shqiptare të Futbollit për 3 vite.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close