Politika

Idrizi: “Mamuthët e mëdhenj” kanë marrë peng sistemin zgjedhor

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka sulmuar dy partitë e mëdha se e kanë marrë peng sistemin zgjedhor. Në një takim me strukturat e njësisë 1 dhe 2, në Tiranë, Idrizi tha se partia që ai drejton futet e cunguar në këto zgjedhje.

“Ne sot kemi një kastë politike e cila është e mbërthyer në disa duar Kjo është arsyeja që ne hymë në këto zgjedhje të cunguar. Me një formulë ku dy “mamuthët e mëdhenj” të politikës, jo vetëm e kanë kapur peng sistemin zgjedhor, por e mbajnë peng me konfliktualitet”, tha kreu i PDIU.

Sipas Idrizit, në ditët në vijim do të gjendet zgjidhja e ngërçit politik, dhe opozita do të marrë pjesë në zgjedhje.

“Unë jam shpresëplotë që edhe në ditët në vazhdim, gjysma e spektrit politik shqiptarë do ta gjejë mundësinë për të hyrë në këto zgjedhje. Unë bëj thirrje vazhdimisht për kompromis, për zgjidhje, sepse nuk garojnë thjeshtë partitë politike, por është mundësia e qytetarëve shqiptarë që një herë në 4 vjet, të zgjedhin”, beri me dije Idrizi.

Nga ana tjeter, deputetja Mesila Doda tha se PDIU ka verifikuar listën e kandidatëve për deputetë, në mënyrë që asnjë prej tyre të mos ketë lidhje me të shkuarën komuniste.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close