Linksys prezanton routerin wireless super të shpejtë

Teknologji

Linksys prezantoi dy produkte të reja rrjetesh: EA9300 Wireless AC Router dhe modemin e parë kabllor njëherazi edhe router CG7500.

Modeli EA9300 është një router me tri banda që do të thotë se transmeton sinjal mbi dy frekuenca 5Ghz dhe një 2.4 Ghz. Sakaq CG7500 shërben si zëvendësues i modemin kabllor që ju ofron ISP-ja juaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Linksys EA9300 ofron shpejtësi teorike prej 750 Mbps në bandën 2.4 Ghz dhe 1,625 Mbps në bandën 5 Ghz. Në mënyrë që të shfrytëzojë këto kapacitete pajisja wireless marrëse duhet të ketë të instaluara tre antena.

Router ka një procesor katër bërthamësh 1.8 Ghz, 512MB RAM dhe 256MB memorje të brendshme. Në aspektin e konektivitetit karakterizohet nga katër porta gigabitëshe Ethernet, një portë gigabitëshe për modemët, dy porta USB 3.1 dhe gjashtë antena të jashtme.

Ndërsa modemin kabllor wireless CG7500 ka kapacitete deri në 300 Mbps për lidhjet kabllore. Ndërsa teknologjia wireless e tij mund të transmetojë 600 Mbps në frekuencën 2.4 Ghz dhe 1,300 Mbps në frekuencën 5 Ghz.

ME TE LEXUARAT