Lajmi i fundit/ 11 mijë protestues i bashkohen protestës së PD në Tiranë

Politikë

Rreth 11 mijë protestues janë nisur nga rrethet për t’u bashkuar në Tiranë, në protestën e shumë pritur në PD-së në orën 12:00.

Po ashtu kreu i PD-së në Elbasan thotë se 2500 mbështetës të PD-së nga ky qark do t’i bashkohen protestës së opozitës.

Protestuesit e Elbasanit pritet të nisen në orën 09:00.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa opozita ka lajmëruar që kjo do të jetë një protestë më masive se ajo e 18 shkurtit, policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e saj si dhe për ruajtjen e institucioneve kryesore, duke angazhuar plot 1500 efektivë, përfshi këtu ata të FNSH-së e RENEA-s.

Për të ndaluar aktet e vandalizmit, agjentë civilë do infiltrohen mes turmës dhe do fotografojnë protestuesit. Po ashtu policia ka publikuar edhe hartën e rrugëve ku automjetet nuk do të lejohen as të parkojnë e as të lëvizin.

Sakaq, shumica e selive diplomatike në vend, duke nisur nga SHBA-ja iu bëjnë thirrje shtetasve të tyre të evitojnë kalimin nga zona ku do të zhvillohet protesta, veçanërisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke sqaruar se ndonëse bëhet fjalë për një protestë paqësore, situatë mund të tejkalojë edhe në dhunë.

ME TE LEXUARAT