Lezhë, sekuestrohen 190 kg marijuanë në dy operacione, katër në pranga

Aktualitet

Një sasi prej 190 kg marijuanë është sekuestruar gjatë një operacioni të gjerë antidrogë nga policia e Lezhës i koduar “Horizonti”.

Blutë kanë goditur 2 raste të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, ku kanë vënë në pranga katër persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Operacioni i parë u zhvilluar në Kurbin. Në vendin e quajtur Fushë-Mamurras u kap në flagrancë mjeti tip Opel me targa AA 605 IC ku brenda tij ishte fshehur lëndë narkotike e paketuar me peshë 153.5 kg.

Policia arrestoi tre persona të dyshuar si poseduesit e kësaj lënde narkotike, konkretisht:

– Agron Prelaj , 40 vjeç, banues në Tiranë

-Albert Haxhia, 27 vjeç, banues në Tiranë

– Lek Lari , 40 vjeç, banues në Krujë

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi A.M. 42 vjeç, banues në Tiranë i dyshuar si bashkëpunëtor si dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpuntorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në Lezhë, në fshatin Mërqi, u gjetën dhe u sekuestruan 36.5 kg lëndë narkotike marijuanë gjatë kontrollit të ushtruar në banesen e shtetasit Zef Lekaj, 57 vjeç, banues në Lezhë i cili u arrestua në flagrancë si posedues i saj.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të mësipërm të proceduar, u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

ME TE LEXUARAT