Pakti me Ramën, Basha fut në listat e PD krerët e partive aleate

Politikë

Takimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me aleatët e opozitës ka përfunduar.

Burime nga mbledhja raportojnë se në mbledhje është diskutuar që partitë opozitare të shkojnë me një logo të përbashkët në mbledhje me PD.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në takim është folur që të gjitha partitë të jenë nën logon e PD-së, ndërsa kryetarët e partive parlamentare do të kenë të sigurtë emrin në listat e kandidatëve për deputetë.

Kreret e Partive ne aleance me PD:

Fatmir Mediu – kryetar i Partisë Republikane

Agron Duka – kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste

Vangjel Dule – kryetar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut

Nard Ndoka – kryetar i Partisë Demokristiane

Dashamir Shehi – kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar

ME TE LEXUARAT