Ekonomia

Qendra tregtare në Tiranë bën 2-vjetorin, komentet e vizitorëve të fusin frikën!

Qendra tregtare ORING në Tiranë ka bërë 2-vjetorin këto ditë dhe në këtë jubile ka organizuar disa aktivitete me qëllim për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe sic duket edhe për të rritur qarkullimin e pse jo edhe blerjet.

Duke qenë një qendër jo shumë e njohur, për të cilën nuk ka edhe informacione, ne kërkuam në faqen e tyre zyrtare në lidhje me përshtypjet e klientëve.

Dhe mbetëm të habitur, sepse shumica dërrmuese e komentuesve aty kanë lënë përshtypje negative dhe mjaft kritike, vecanërisht në lidhje me pagesën në parkim.

Dhe jo vetëm pagesën por edhe gjobat pasi një qytetar që ka humbur biletën shkruan se është detyruar të pahuajë 10 mijë lekë gjobë parkimi!!!!

Ka nga ata qytetarë që kritikojnë cilësinë e mallit në dyqane e madje, edhe shprehen se malli në fjalë në Itali është disa herë më lirë.

Ja cfarë shkruajnë qytetarët:
“Bukur deri ne momentin qe kane vendosur pagese mbi parkimin. Ndoshta kjo e ben unike !! Per te mos permendur ngathtesine e ashensorit.. Nga -3 deri ne katin e 4-rt personalisht e kam bere per 13 minuta me ashensor..

Fiks si ajo batuta, a do vish te coj une me makine? Jo vllai rrofsh, po eci se e kam me nxitim :P”,shkruan një qyetar tjetër në një përshtypje të lënë aty.

“Eshte e turpshme qe ne nje qender tregtare te vish per te blere dhe te paguash edhe parkimin. Nuk e gjen ne asnje qender tjeter tregtare ne vend, per te mos folur per Evropen. Turp!”, shkruan qytetari.

Një tjetër qytetar shkruan:
Vetem ktu ne shqiperi mund te ndodhi qe nje qender e till te jet ndertuar ne mes te qytetit p pik lidhje. Rrobat qe skadojn ne itali ose me mir firmat me te lodhura te italis e jo vetem i kan kta te ring center.. parkimi me lek ?? Ca do nxirrni dhjam nga pleshti!

“Parkingu jo vetem me lek… Po gjobe 1000 leke te reja kur humb bileten e hyrjes ne parking. TURP!!!”, shkruan një tjetër qytetar.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close