Sot seanca e jashtëzakonshme në Kuvend, ja çfarë pritet të diskutohet

Politikë

Ditën e sotme, ora 18:00 pritet të mblidhet Kuvendi në një seancë të jashtezakonshme.

Kjo mbledhje vjen pas arritjes së marrëveshjes Rama-Basha dhe pas publikimit të emrave të ministrave të rinj teknik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

Në këtë seancë pritet të shkarkohen Ministrat aktual dhe të miratohen në vend te tyre Ministrat teknik të propozuar nga Partia Demokratike, por gjithashtu edhe kryetari i KQZ.

Rendi i ditës i kësaj seance do të përmbajë diskutimin dhe votimin e çështjeve për vënien në zbatim të marrëveshjes politike të datës 18 maj 2017, mes kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ndërkohe parlamenti do të miratojë edhe një paketë ligjore në funksion të reformës zgjedhore.

Ndyshime do të ketë në kodin penal, ku do ashpërsohen nenet për krimin zgjedhor, gjithashtu do të ndryshohet ligji për partitë politike, dispozitat që lidhen me financimet dhe reklamat në fushatë.

Parlamenti në seancën e jashtëzakonshme do të miratojë dhe anëtarët e pakicës pakicës parlamentare në 3 komisionet “ad hoc” të vettingut.

ME TE LEXUARAT