Sport

Skënderbeu frikë nga Partizani? Ja vendimi që ka marrë!

Skëndërbeu i frikësohet dënimit të futbollistëve, ndaj dhe në ndeshjen kundër Partizanit od të vijë me 7 mungesa.

 

Lajmin e bëri me dije vetë trajneri, Ilir Daja.

 

Ai i druhet dënimi të rëndë të futbollistëve të Skënderbeut nga Disiplina pas asaj që ndodhi në Kukës, ai përgjigjet: “Tani që i mendoj me qetësi ato sjellje të lojtarëve të mi, besoj se të gjithë e kemi tepruar nga pak në lidhje me protestën. Por, më besoni se në fushë kur shihje dikë që të hiqte mundësinë për të qenë pjesë e garës, për të kërkuar titullin, nuk kishte mënyrë tjetër reagimi.

Por, në fund të fundit nuk mendoj se ka ndonjë gjykatë në botë që të dënon për vetëmbrojtje. Besoj se edhe Disiplina do të marrë parasysh faktet e kësaj proteste”, u shpreh trajneri i korçarëve në reagimin e tij. Do të jetë Komisioni i Disiplinës, ai që do të marrë masat për atë që ndodhi në stadiumin “Zeqir Ymeri”.
Ndaj Partizanit pa 7 lojtarë
Pas tre mungesave për shkak dëmtimesh, Skënderbeu nuk do të ketë edhe katër lojtarë të tjerë në dispozicion për ndeshjen e radhës kundër Partizanit, pavarësisht se do të jetë një ndeshje thjesht për statistikë. Veç Lilajt, Malajt dhe Abazit që janë të dëmtuar, Daja do të duhet të bëjë planet edhe pa Radasin, Micin, Latifin dhe Osmanin, të cilët mund të dënohen nga Komisioni i Disiplinës.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close