Gati inagurimi i 400 metrave të para, ja si duket Bulevardi i ri i Tiranës

Aktualitet

Kanë perfunduar rreth 70% të volumit të punimeve në bulevardin e ri të Tiranës, i cili pritet të inagurohet brenda pak ditëve. Bashkia e Tiranës bën me dije që do hapen 400 m e parë për ti dhënë mundësi qytetarëve të kenë akses në parkimin nëntokësor. Përmes një masterplani, do të ketë kritere të reja për ndërtimin dhe mënyrën se si do të zhvillohet zona.

Na ndajnë vetëm pak ditë nga inagurimi i 400 m të parë të bulevardit të ri të Tiranës dhe deri më tani janë kryer 70% e punimeve të tij. Pamjet në terren tregojnë ecurinë e punimeve, asfaltimin dhe gjelbërimin në të dyja anët e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Drejtori i Investimeve në Bashki, Genc Kojdheli, thotë se inaugurimi do të jetë i pjesshëm, për ti dhënë akses banorëve të zonës por edhe drejtuesve të automjeteve për të parkuar në parkimin nëntokësor.

Genc Kojdheli: Ka një arsye se pse po bëjmë një inagurim të pjesshëm, fakt është se në mënyrë që njerëzit të aksesojnë parkimin nëntokësor duhet domosdoshmërisht të futen me makinat e tyre në bulevard.

Një masterplan me të cilën po negocion Bashkia e Tiranës me studion arkitektuore GrimShoë do të vendos rregulla se si duhet të zhvillohen zona, ndërtimet e reja dhe rregullat për to.

Genc Kojdheli: Do të specifikohet sa do të jetë intensiteti i ndërtimeve, si do të duhet të jenë ndërtesat, si do të respektohen hapësirat e përbashkëta, hapësirat e gjelbërta. Në momentin që do të kemi këtë masterplan dhe ai do ti bashkangjitet planit të ri rregullator të Tiranës.

Nga 70 m gjerësi bulevard, 22 janë asfalt. Hapësira tjetër do ti dedikohet këmbësorëve, komunitetit për të pushuar dhe ata që atyre që kanë dëshirë të bëjnë aktivitete fizike.

Genc Kojdheli: Pjesa më e madhe e këtij bulevardi i është dedikuar njerëzve që ecin apo që kryejnë aktivitete pa makinë, këmbësorë, njerëz me biçikleta, njerëz që bëjnë vrap, njerëz që thjesht duan të dalin dhe të shijojnë natyrën.

Në këtë fazë, e rëndësishme është të punohet edhe me fasadat, citon oranews. Bashkia parashikon gjithashtu ndërtimin e një parku të madh, me një hapësirë më të madhe se parku ‘Rinia’. Genc Kojdheli: Ky bulevard ka rreth 7100 pemë dhe 35 mijë shkurre dhe lule të ndryshme. I është dhënë shumë fokus nga projektuesi hapësirave të gjelbërta.

Ekspertët besojnë se projekti i bulevardit të ri do të shërbejë ndërtimeve dhe zhvillimit të zonës në 50-100 vitet e ardhshme.

ME TE LEXUARAT