Fëmija po luante me biçikletë si i mbijetoi atentatit në Vlorë

Aktualitet

Atentati me dy te vrare në Vlorë për pak sa nuk i ka marrë jetën dhe një fëmijë 9-vjeçar i cili kishte dalë në trotuarin e lagjes për të luajtur si çdo pasdite.

Ajo çka ka mbetur nga i mituri është biçikleta e tij të cilën e ka braktisur sapo kanë nisur krismat e para.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fatmirësisht i mituri s’ka marrë lëndime nga kjo ngjarje ndërsa është terrorizuar teksa ka parë personin që qëllonte me armë drejt verandës së lokalit “Hotel Vlora” në sheshin e Flamurit.

Në këtë atentat viktimë ka mbetur pronari i lokalit biznesmeni Enver Hyseni njëherazi pronar dhe i "Vlora Channel" dhe Roland Saliu kreu i OSHEE Vlorë.

ME TE LEXUARAT