Blushi: Rama nuk do të jetë më kryeministër pas 25 qershorit. Ja arsyet

Politikë

Kreu i LIBRA-s Ben Blushi ka deklaruar gjatë intervistvs në emisionin “Opinion” në “Tv Klan” se Edi Rama nuk do të jetë më kryeministër pas 25 qershorit.

Blushi ka deklaruar se Rama pas zgjedhjeve të 25 qershorit ka më pak shanse nga të gjithë për të qenë në krye të ekzekutivit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Një gjë dihet që ai nuk do të jetë më kryeministër. Absolutisht! Sot, njeriu që ka më pak shans për të kryesor qeverinë pas 25 qershorit e ka Edi Rama, për shkak të mënyrës se si ka qeverisur dhe për shkak të llogarive elektorale”, tha Blushi.

ME TE LEXUARAT