Fshehu krimet, arrestohet zv.shefi i policisë së Elbasanit

Aktualitet

abaz-elbasanZv. Shefi i Komisariatit të Policisë së Elbasanit, njëkohësisht dhe shefi i krimeve, Abaz Lala është vënë në pranga nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg.

Mase pezullim detyre është vendosur për Fatjon Susaj, oficer i policisë gjyqësore pranë policisë së Elbasanit, gjithashtu i akuzuar për shpërdorim detyre. Oficeri nën urdhërat e zv. Shefit të komisariatit, njëkohësisht dhe shefi i krimeve, nuk ka raportuar raste të shkeljes së ligjit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas burimeve zyrtare, akuzat ndaj Lalës, kanë të bëjnë me një ngjarje të ndodhur në shtator të vitit të kaluar në Elbasan. Një person u qëllua me thikë nga disa të tjerë, duke pasur dëmtime të rrezikshme për jetën.

Të dyshuarit kryesor nuk u arrestuan, por u lanë të lirë të largohen dhe ngjarja nuk është referuar në prokurori. Pas verifikimeve të Shërbimit për çështjet e Brendshme, rezultoi se ngjarja është referuar thjesht për vlerësim, pa paraqitur gjendjen reale.

“Fshehja e këtij fakti kriminal, moskryerja e veprimeve të kërkuara nga ligji, rezultojnë të jenë kryer nga oficeri i policisë gjyqësore Fatjon Susaj, nën urdhërat e zv/shefit të komisariatit Abaz Lala”, bën të ditur burimet zyrtare.

Ngjarja shkon edhe më tej. Vëllai i tij, Astrit Lala ka regjistruar një aktivitet bar kafe në qytetin e Elbasanit, lokal që në fakt menaxhohej nga vetë zv.shefi i komisariatit. Falë detyrës si zv/shef i komisariatit të Policisë Elbasan dhe shef i seksioneve të krimeve, ai i shmanget detyrimeve tatimore, nuk siguron të punësuarit në lokal, fsheh të ardhurat dhe nuk paguan taksat dhe tatimet, nëpërmjet manipulimit të të dhënave mbi të ardhurat e realizuara.

Abaz Lala, dyshohet gjithashtu se favorizon subjekte të ndryshme në aktivitetin e lojërave të fatit, aktivitet i cili kryhet në kundërshtim me ligjin. Ai kërkon dhe merr nga këto subjekte shuma të konsiderueshme parash, në këmbim të mosraportimit të tyre.

ME TE LEXUARAT