Lajmi Fundit
Lajmi Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Videoja erotike me Arjan Selimin, Inis Gjoni kërkon 200 mijë dollarë

Regjisorja Inis Gjoni do të ketë një përballje të re me Prokurorinë për Krimet e Rënda në Gjykatën e Lartë për videon intime të saj me Arjan Selimin, që u bë publike vite më parë.

Kjo betejë ligjore, për të dytën herë në Gjykatën e Lartë, ka në thelb padinë e Gjonit kundër Prokurorisë, ku kërkon 200 mijë dollarë amerikanë dëmshpërblim për publikimin e një videoje intime të saj në vitin 2004.

Në këtë video, ajo shfaqej me partnerin e saj të ndjerë, Arjan Selimi, i vrarë në vitin 2011. Materiali filmik me përmbajtje erotike i regjistruar nga Selimi në një ambient privat u përhap masivisht përmes teknologjisë dixhitale ndër përdoruesit e aparateve celularë përmes teknologjisë së kohës “bluetooth”, “infrared”, si dhe e-mail.

Publikimi i videos ndodhi kur telefoni i tij ishte i sekuestruar si provë materiale nga ana e Prokurorisë për Krimet e Rënda për llogari të hetimit të dosjes “Kompas”. Për shkak të profilit publik të Gjonit në atë kohë, si ish-balerinë dhe moderatore e suksesshme, ngjarja u trajtua gjerësisht në median e shkruar dhe elektronike, citon panorama.

REKURSI

Kërkesa e regjisores Gjoni për dëmshpërblim ka mbërritur së fundmi në Gjykatën e Lartë si një rekurs i bërë nga ana e regjisores ndaj një vendimi të Gjykatës së Apelit Tiranë. Kjo e fundit, në korrik të vitit 2015, rrëzoi pretendimet e regjisores.

Me këtë vendim nuk ka qenë dakord regjisorja Gjoni, e cila kërkon prishjen e vendimit të Apelit dhe pranimin e padisë së saj. Rekursi i saj në Gjykatën e Lartë është regjistruar më 22 maj 2017, ku palë paditëse është Inis Gjoni, palë e paditur Prokuroria për Krimet e Rënda dhe palë e tretë Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Financave, Dega e Thesarit.

“Shpërblim i dëmit, nga ana e palës së paditur për shkak të shpërndarjes dhe publikimit të informacioneve që cenojnë jetën private të paditëses dhe njëkohësisht fyejnë nderin dhe dinjitetin e saj në shumën 200.000 USD”, thuhej në objektin e padisë. Shorti i hedhur në këtë gjykatë ka përcaktuar gjyqtarin Medi Bici si relator i Kolegjit Penal të kësaj çështjeje. Burime zyrtare pranë Gjykatës pohuan se ende nuk është përcaktuar një datë për nisjen e këtij shqyrtimi gjyqësor.

“KALVARI” GJYQESOR

Në më shumë se një dekadë përballjesh gjyqësore për këtë çështje, regjisorja Gjoni ka qenë të paktën tri herë palë e humbur, ku dy nga këto vendime kanë qenë të formës së prerë. Referuar të dhënave zyrtare më 20 prill 2007, Gjykata e Tiranës rrëzoi padinë e regjisores Gjoni si të pambështetur në prova dhe në ligj.

Ky vendim është lënë në fuqi më pas nga Apeli i Tiranës një vit më vonë, në prill 2008. Duke pretenduar të kundërtën, regjisorja e dërgoi çështjen në Gjykatën e Lartë, e cila në shkurt 2014 prishi vendimin e Apelit dhe e ktheu dosjen po në atë gjykatë për rigjykim me një trupë tjetër gjyqësore.

Në përfundim të rigjykimit, në korrik 2015, Apeli la të pandryshuar vendimin e Shkallës së Parë për rrëzimin e padisë. Është pikërisht ky vendim, për të cilin Gjoni ka depozituar tashmë rekurs, për të dytën herë radhazi në Gjykatën e Lartë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.