Arrestimi i drejtorit të shkollës për ngacmim seksual, zbardhen detaje të reja për ngjarjen në Berat

Aktualitet

Një ditë më parë policia e Beratit ka arrestuar drejtorin e shkollës së mesme “Bab Dud Karbunara”.

Bëhet fjalë për shtetasin Yzedin Hajdaraj pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse.

Dy nxënëset e vitit të dytë, emrat e të cilave nuk bëhen të ditura, kishin shkuar në zyrën e drejtorit për të biseduar për një provim që nuk e kishin kryer, pra e kishin të mbartur në lëndën e matematikës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Drejtori i shkollës jep edhe lëndën e Matematikë-Fizikës në këtë shkollë.

Këtu ato pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht nga drejtori.

Më pas ato kanë vënë në dijeni prindërit në lidhje me situatën, dhe menjëherë kanë bërë edhe kallëzim në Polici.

Drejtori i Drejtorisë Arsimore në qytetin e Beratit, ka thënë për “Panorama” se pasi ka mësuar lajmin ditën e djeshme, ka pezulluar nga detyra drejtorin Yzedin Hajdaraj.

ME TE LEXUARAT