Soft

Shfaqet në ujërat e liqenit “përbindëshi” misterioz

Një video që është publikuar së fundmi në internet tregon një krijesë gjigante, të paidentifikuar, që del nga thellësia e ujit.

Krijesa me përmasa vërtetë të mëdha ka shkaktuar zëra të shumtë që besojnë se në këtë liqen jeton një “përbindësh” misterioz.

Pushuesit që ndodheshin në Munt Lu të Kinës thanë se kishin arritur të shihnin vetëm një pjesë të trupit të saj. Ata deklaruan se me sy të lirë, dukej rreth 5 – 6 metra e gjatë.

Siç shkruan “Mirror”, videoja është parë rreth 5 milion herë dhe shumë prej përdoruesve në rrjetet sociale kanë nisur të aludojnë se bëhet fjalë për një “përbindësh uji”, i tillë si “Loch Ness Monster“.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close