Politika

Basha e la jashtë listave të PD, vjen reagimi i parë i Jozefina Topallit

Deputetja demokrate Jozefina Topalli, ish kryetare e Kuvendit, ishte një ndër emrat e vjetër të PD-së, që nuk janë përfshirë nga Basha në listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Edhe pse nuk ka një koment nga Topalli për listën e PD-së, pjesë e së cilës nuk është as ajo, si shumë emra të tjerë të rëndësishëm në këtë parti; në rrjetin social “Facebook” ajo ka dhënë një mesazh.

Mëngjesin e sotëm Jozefina Topalli ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit.

“Te dashur miq
Urimet me te ngrohta me rastin e fillimit
te muajit te madhnueshem te Ramazanit, per ju besimtare musliman.
Agjerim te lehte , te mbare e te pranuar.
Eshte koha per te forcuar besimin, dhembshurine , drejtesine e te vertetat”, shkruan Topalli.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close