Lajmi i fundit

Hetohet për ndikim në zgjedhje administratori i njësisë nr.2 në Tiranë Elez Gjoza

Policia ka nisur hetimet ndaj administratorit të njësisë bashkiake nr. 2 në Tiranë, Elez Gjoza, pasi dyshohet se ka regjistruar rreth 70 shtetas fiktivisht, me qëllim ndikimin në zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit.

Burime zyrtare të policisë së Tiranës bëjnë të ditur se administratori dyshohet se nga viti 2013 e në vijim, ka regjistruar fiktivisht rreth 60-70 shtetas shqiptar, të cilët janë rregjistruar me të njëjtin kod banimi në banesën në pronësi të tij.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se transferimi i gjendjeve civile të këtyre shtetasve dhe regjistrimi i tyre pranë Njësisë Bashkiake nr 2, është kryer me qëllimin ndikimin në zgjedhjet e përgjithshme, duke u premtuar këtyre shtetasve vende pune në këmbim të votës.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Korrupsionit, po punojnë për saktësimin e gjeneraliteteve të këtyre shtetasve. Ndaj Gjozës rëndojnë akuzat e detyrimit për pjesëmarrje në veprimtari politike, korrupsion pasiv në zgjedhje dhe falsifikim dokumentesh.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Nje koment

  1. Prokuroria duhet te filloje urgjentisht hetimet per pasurine marramendese te vënë nepermjet vjedhjes nga ky hajdut doganash dhe fondesh publike ne Njesine 2 .Ky hajdut simbol i trnzicinit shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close