Gjyqtari zviceran lë me gojë hapur trafikantin shqiptar: Bravo, kisha kohë pa dënuar një si ti

Aktualitet

Në tetor të vitit të kaluar një shofer nga Shqipëria u arrestua me 230 kg marihuanë. Lëndën narkotike ai e kishte fshehur në arka plastike që ishin boshe. Si dentinacion përfundimtar droga kishte Holandën.

Vendimi që ka marrë gjykata e Qarkut në Passua ka qenë që shqiptari të dënohej me pesë vite burg e gjashtë muaj. Edhe pse shoferi 58-vjeçar është betuar se është i pafajshëm gjatë marrjes në pyetje, ai shpesh ka ngatërruar deklaratat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe dokumentet e transportit ishin të falsifikuara. Arsyeja mund të ketë qenë për të mbuluar diçka. Mendohet se mund ta ketë bërë për të mbuluar dikë.

Por ajo ç’ka është më interesante në dënimin e shqiptarit janë fjalët që gjykatësi i ka thënë para se t’i jepte vendimin.

Kishin kohë pa kapur një sasi kaq të madhe droge në Bavari. Bravo sepse kisha kohë pa dhënë dënime për trafikimin e lëndëve narkotike”, – kanë qenë fjalët e gjykatësit.

Me siguri gjykatësi ka qenë duke bërë ironi me shqiptarin, pasi është e pazakontë një gjykatës të përgëzoj për diçka të tillë. Droga është kapur gjatë momentit që shqiptari ishte duke u përpjekur të kalonte kufurin zvicerian.

ME TE LEXUARAT