VIP

Armela e “BB9” shijon surprizën e parë romantike, një muaj pas ndarjes nga Damiano

Armela Hyseni pa dyshim që do të mbahet mend si vajza më e bukur dhe e veçantë e “Big Brother 9”, edhe pse fati nuk ishte në favor të saj, pasi u eliminua për shkak të partnerit, Damiano Agalliu.

Por, tashmë, modelja 21-vjeçare është rikthyer shumë aktive në rrjetet sociale me foto të nxehta, ku ekspozon linjat me bikini, duke shijuar famën jashtë shtëpisë. Ende një muaj nga ndarja prej Damianos, ajo ka marrë surprizën e parë romantike, një buqetë me lule, një kuti në formë zemre me çokollata dhe disa tullumbace, dërguesi i të cilave mbetet anonim. 45454Armela menjëherë e shpërndau këtë surprizë të veçantë në rrjetet sociale, ku përbri fotos shkruante: “Kam fansat më të këndshëm në botë! Faleminderit që më surprizuat me dhuratën më të bukur! Ju dua të gjithëve!”.

Menjëherë nisën hamendësimet nga fansat se kush mund të fshihet pas kësaj surprize, duke përjashtuar ish-të dashurin e saj Damianon. Dihet që është kthyer në tendencë dhe konkurrencë mes vajzave të ekranit postimi në Instagram i dhurata të tilla përkëdhelëse nga djemtë apo fansat. Armela, e cila është shprehur se në shtator do të jetë pjesë e televizionit si prezantuese e një formati që e ka lënë surprizë, tani po i dedikon kohën e saj kurimit të imazhit, citon panorama.

Edhe pse epërsinë në lojën çift të “Big Brother” e mori Damiano, pas daljes nga loja ajo fitoi vëmendjen e më shumë fansave krahasuar me ish-partnerin. Tregues për këtë fakt ishte një vëzhgim i “Big Brother 9”, rezultat sipas të cilit Armela kryesonte në Instagram me 42.300 ndjekës në Instagram, duke lënë pas Damianon, lojtarin që u komentua shumë, pasi u përjashtua nga shtëpia për thyerje rregullash.

loading...
Tags

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close