Flet drejtori i policisë: Si e kapëm vrasësin e Artan Cukut. Prokurori: Ja provat që e çum në qeli

Aktualitet
Flet drejtori i policisë: Si e kapëm vrasësin e Artan Cukut.

Drejtori i Pergjithshem i Policise Haki Cako doli sot ne deklarate per median bashke me prokurorin Henrik Ligori ne lidhje me zbulimin e autorit te vrasjes se komisarit Artan Cuku.

Cako dhe prokurori Ligori, deklaruan provat qe disponojne ne lidhje me te arrestuarin por edhe menyren se si u zbulua implikimi i tij ne ngjarje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prokurori Ligori theksoi se pas arrestimit, 24-vjecarit nga Kucova i eshte ofruar mundesia te pendohet nese tregon urdheruesit e krimit.

DEKLARATA E POLICISE:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako së bashku me Prokurorin e Krimeve të Rënda Enrik Ligori për zbardhjen e vrasjes së Artan Cukut.

Pas një pune intensive profesionale të strukturave për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkpunim të ngushte dhe në drejtimin procedurial të Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, në vlerësim të informacione, formave dhe metodave policore dhe shkencore, por edhe në bashkërendim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe policitë e vendeve të Bashkimit Europian, më datë 10.06.2017, u bë i mundur ekzekutimi i urdhër-ndalimit të Prokurorit për të dyshuarin e vrasjes së ndodhur më datë 08.04.2017, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi Artan Cuku, ish-oficer policie.

Autor i kësaj ngjarjeje është shtetasi:

- Mikel Edmond Shallari, i datëlindjes 1993, lindur në Kuçovë dhe banues në Qytetin Studenti, Tiranë.

Konferencë për shtyp.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako, së bashku me Prokurorin e Krimeve të Rënda, Enrik Ligori, për zbardhjen e vrasjes së Artan Cukut.

Pas një pune intensive profesionale të strukturave për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë dhe në drejtimin procedurial të Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, në vlerësim të informacioneve, formave dhe metodave policore dhe shkencore, por edhe në bashkërendim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe policitë e vendeve të Bashkimit Europian, më datë 10.06.2017, u bë i mundur ekzekutimi i urdhër-ndalimit të Prokurorit, për të dyshuarin e vrasjes së ndodhur më datë 08.04.2017, ku wshtw vrarë me armë zjarri, shtetasi Artan Cuku, ish-oficer policie.

Autor i kësaj ngjarjeje është shtetasi:

- Mikel Edmond Shallari, i datëlindjes 1993, lindur në Kuçovë dhe banues në Qytetin Studenti, Tiranë.

Vazhdon puna intensive për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Pyetje:

Z. Çako mund të na thoni cili është roli i të dyshuarit Shallari në ngjarje, është ekzekutor apo porositës i krimit?

Përgjigje:

Roli i Mikel Shallarit në këtë ngjarje është ekzekutor.

Pyetje:

A keni shpallur në kërkim ndonjë person të dyshuar si porositës dhe mund të na thoni cila është pista në të cilën dyshohet ky person?

Përgjigje:

Sigurisht që ka edhe persona të tjerë të shpallur "në kërkim", të cilët janë bashkautorë, roli i të cilëve do të përcaktohet gjatë hetimit me kalimin e kohës.

Pyetje:

Po përsa i përket pistës?

Përgjigje:

Është sekret profesional, besoj që prokurori mund të shpjegojë më shumë.

Pyetje:

Z. Çako, në momentin e largimit, autori është fiksuar shumë mirë nga pamjet filmike dhe është Mikel Shallari, por a keni arritur të gjeni prova përsa i përket armës së krimit dhe a janë këta të dy, bashkëpunëtorët e tjerë të cilët e kanë ndihmuar Shallarin për ta fshehur atë?

Përgjigje:

Sigurisht që provat e administruara deri në këto momente janë të konsiderueshme, bazuar në kodin e Procedurës Penale vazhdojmë punën për dokumentimin e plotë edhe të bashkautorëve, por edhe sqarimin e motiveve të kësaj ngjarjeje.

Pyetje:

Nga momenti i kryerjes së krimit, Mikel Shallari ka dalë jashtë vendit, pra ka lëvizur, a ka qenë në vëzhgim dhe a dyshohet se është një vrasës me pagesë i përfshirë dhe në krime të tjera?

Përgjigje:

Tashmë thashë që detajet i përkasin hetimit dhe çdo gjë tjetër do të zbardhet në një moment të dytë.

Pyetje:

Më lejoni edhe një pyetje të fundit, e cila nuk lidhet shumë me ngjarjen, por me aktualitetin. Prej disa ditësh jeni personi i akuzuar nga forca të ndyshme politike, përfshirë edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. Keni një koment?

Përgjigje:

Faleminderit, Policia e Shtetit është e angazhuar totalisht në zbatimin rigoroz të ligjit, në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe aktet e tjera normative që rregullojnë punën e saj. Mirëkuptoj çdo subjekt të caktuar politik, që në emocionet e veta dhe kushtet e etheve dhe të temperaturave të fushatës elektorale, ka shprehjet dhe të drejtat e veta.

Pyetje:

Z. Çako, burimet flasin edhe për dy të shoqëruar të tjerë. Është mikesha e z. Shallari dhe një person tjetër. A janë të dyshuar këta për ndonjë vepër penale, apo do të lirohen nga policia e Tiranës?

Përgjigje:

Gjithçka është në ndjekje, gjithçka është në procedurë, do të sqarohet pozita e gjithësecilit që është i shoqëruar në lidhje me këtë ngjarje. Për më shumë do t'ju informojmë me kalimin e kohës.

Pyetje:

Të lutem edhe një herë tek pista, nëse prokurori nga ndihmon. Burime të rezervuara flasin për vrasje për motive të gjakmarrjes. A mund ta analizoni në këtë pikë?

Përgjigje, Prokurori:

Nuk e dimë. Ne aktualisht dimë që dora që ka tërhequr këmbzën, është e Mikel Shallarit. A është njëkohësisht edhe ideatori i këtij krimi? Këtë nuk mund ta themi dot. Megjithatë për neve është shumë e rëndësishme që puna të vazhdojë më tej. Ne sot dimë me siguri ekzekutorin material të krimit. Ideatorin ende nuk e dimë. Mund të jetë Mikel Shallari, mund të jenë edhe persona të tjerë. Për këtë gjë, ne po hetojmë në vazhdimësi.

Pyetje:

Z. Ligori, a ka pranuar të flasë për hetuesit ose për ju, Mikel Shallari, gjatë kohës që ka qenë i shoqëruar?

Përgjigje:

Jo, unë kam pasur dy komunikime me të, ai vazhdon të këmbëngulë, të mohojë përfshirjen e tij në këtë krim, si ekzekutor material i tij. Nga ana ime së bashku më kolegët e Policisë, të cilët gjej rastin t'i falënderoj për punën shumë profesionale që kanë bërë, që nga data 8 Prill 2017, kur u konstatua vrasja e të ndjerit Artan Cuku dhe deri në ndalimin e këtij personi, ky i fundit është marrë në pyetje, i janë ofruar të gjitha indiciet dhe provat që e ngarkojnë atë me përgjegjësi, të cilat duhet të themi që janë të rëndësishme, janë të sakta, dhe të gjitha na çojnë drejt faktit që ai është ekzekutori material i krimit, për këtë nuk ka dyshime. Ai është njohur me to, ka një modifikim të qëndrimit, natyrisht nga ana jonë i janë ofruar të gjitha lehtësitë që parashikon ligji në rastin e bashkëpunimit me drejtësinë, ende nuk kemi një përgjigje prej tij. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me të.

Pyetje:

Z. Çako një pyetje të fundit. Nga hetimet që keni bërë për personin në fjalë, a rezulton ai të jetë një ish - i arrestuar në Zvicër për vepra të tjera penale dhe ndërkohë i arrestuar të paktën dy herë këtu në Tiranë për kudërshtim ndaj forcave të Rendit? Çfarë skede personale ka ai përsa i përket aktivitetit kriminal?

Përgjigje:

Sigurisht që është një person me precedentë, i evidentuar dhe i skeduar, më lejoni tashmë të përcjell dhe një herë ngushëllimet, për familjarët e mikut dhe kolegut tonë Cuku, dhe t'i siguroj ata për një hetim të gjithëanshëm në lidhje me këtë çështje.

Ju faleminderit

ME TE LEXUARAT