Ministri Teknik: Ja pse nuk u lejua Sekretarja e Përgjithshme e Drejtësisë të hynte në zyrë

Politikë

Sekretarja e Pergjithshme e Ministrise se Drejtesise Juliana Hoxha, e pezulluiar nga detyra pak dite me pare tentoi te hynte ne institucion diten e sotme, por nuk u lejua. Ngjarja u kthye ne nje incident pasi Hoxha e beri publik incidentin. Nderkohe me ane te nje deklarate ne oret e pasdites, Ministria e Drejtësisë rikonfirmon që Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë vijon të jetë ligjërisht i pezulluar nga detyra dhe nuk mund të lejohet të futet në institucion.

"Urdhri nr. 3817, datë 08.06.2017, i Ministrit të Drejtësisë, me anë të së cilit është urdhëruar pezullimi nga detyra i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë, është në fuqi. Asnjë institucion tjetër shtetërorë, përfshirë Departamentin e Administratës Publike apo Komisionerin e Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil, nuk ka cenuar vlefshmërinë e aktit të pezullimit të miratuar nga Ministri i Drejtësisë, për shkak se autoritetin kushtetues për ta bërë këtë e ka vetëm sistemi gjyqësor në vend. Çdo pretendim tjetër në këtë drejtim është manipulim i opinionit publik, dhe tregues i qartë i mungesës së njohurive minimale juridike", thekson Ministria.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas deklarates:

Ministria e Drejtësisë gjen edhe njëherë rastin të ftojë çdo palë të interesuar dhe që nuk është dakord me aktin e Ministrit të Drejtësisë, që t’i drejtohet Gjykatës, si organi kompetent, që shqyrton ligjshmërinë e vendimmarrjeve të Ministrit të Drejtësisë.

Akti i sotëm i Sekretarit të Përgjithshëm të pezulluar nga detyra, për të hyrë në mënyrë të paligjshme dhe me forcë në institucion, është vijim i akteve të paligjshme të ndërmarra gjatë kësaj kohe, si dhe vazhdim i përpjekjeve për të penguar institucionin e Ministrisë së Drejtësisë që të zbatojë ligjin dhe të marrë masat për të mos lejuar përdorimin e institucioneve shtetërore për qëllime politike, apo për të shfokusuar punën e titullarëve të institucionit në drejtim të parandalimit të përfshirjes së nëpunësve publik në veprimtari politike në kundërshtim me ligjin.

Ky akt i fortë dëshpërimi dhe paligjshmërie, provon edhe njëherë dështimin e depolitizimit të administratës publike, si dhe fatkeqësisht është tregues i qartë i respektit të ulët që zyrtarë të lartë të shërbimit civil kanë ndaj ligjit.

Ministria e Drejtësisë fton organin e Prokurorisë të procedojë me seriozitet, shpejtësi dhe efikasitet, kallëzimin penal që kanë depozituar sot Shërbimet e Ruajtjes së Ministrisë së Drejtësisë ndaj znj. Juliana Hoxha, për shkak se hyrja e paautorizuar në një institucion të rëndësisë së veçantë, përbën vepër penale dhe është e dënueshme nga Kodi Penal.

ME TE LEXUARAT