Duka reagon ndaj De Biasit: “Më vjen keq, gabon që mendon se s’pata besim”

Sport

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është shprehur i keqardhur për vendimin e Xhani De Biazit për t’u larguar si trajner i Shqipërisë, në fund të eleminatoreve të Botërorit.

“Më vjen keq, - ishin fjalët e Dukës në një komunikim telefonik me abc neës-in, - kemi punuar bashkë për një kohë të gjatë dhe kemi pasur suksese”. Duka nuk pranon akuzën e italianit se ai nuk pati besim tek ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Presidenti u shpreh se, nëse nuk do të kishte pasur besim, asgjë nuk e ndalonte që ta shkarkonte. Po ashtu, numri 1 i Federatës, u shpreh se ka besim tek De Biazi përderisa i ka lënë në dorë kombëtaren.

“Si mund t’ia lë dikujt në dorë dashurinë e jetës, kombëtaren, pa pasur besim tek ai”, theksoi presidenti.

ME TE LEXUARAT