Ekonomia

Ja cfarë ndodhi në parkingun e sheshit “Skenderbej” 48 orë pas inagurimit

LEXO EDHE:

Telekom Albania sjell në Tiranë furnizues për automjetet elektrike

Tirane – Numer i larte parkimesh në Sheshin “Skënderbej” ku në 24 orë, mbi 1000 automjete kanë hyrë dhe kanë dalë në parkimin nëntokësor. Numri i madh i hyrjeve dhe daljeve ka qenë me sa duket shkak për krijimin e radhëve të gjata të automjeteve.

Kapaciteti i parkimit është 300 vende parkimi në të dyja katet e parkingut dhe ajo ka ofron është edhe karikimi falas për makinat elektrike të konsideruara si mjaft miqësore për ambientin.

Hyrja-dalja e vetme për automjetet është në krahë të bankës së Shqipërisë. Këmbësorët kanë 3 daljet, ndërsa personat me aftësi ndryshe mund të përdorin ashensorin.

Çdo drejtues automjeti e merr biletën në hyrje në mënyrë elektronike dhe që në hyrje njihet me vendet e lira në këtë parkim.

Tirana parking, agjencia publike në varësi të bashkisë së Tiranës është menaxhuesja e vetme e këtij parkimit.

Tarifat për orë qëndrim janë:

0-3 orë pagesa është 200 lekë

3-8 orë 500 lekë

8-12 orë 800 lekë

12-24 orë 500 lekë

Për drejtuesit e automjeteve parkimi në qendër të Tiranës është nevojë dhe siguri për makinat e tyre.

Drejtues: I sigurt, brenda. Makinën nuk e luajnë.
-Mbarova punë këtu në bankë dhe kishte shumë lehtësi.

Në parkimin nëntokësor ndodhen 10 tualete publike, dhe një hapësirë që do ti dedikohet panaireve ku do të ekspozohen prodhimet e biznesit, citon oranews.

loading...

Artikuj te ngjashem

Nje koment

  1. Njerzit e ditur i japin kombit,rinia do ta coj vendin perpara zhvillimit. Erjoni dhe stafi drejtues duet pershendetur,per dy vjet ja ndryshoi pamjen Tiranes.O njers lerni te rinjet qe te ndertoin vendin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close