Pronarja e dyqanit në Tiranë kap hajdutin. E bën “peshk” dhe ia dorëzon Policisë

Aktualitet

Pronarja e një dyqani rrobash në Tiranë i ka dhënë një dorë policisë duke e “arrestuar” vetë hajdutin që i kishte marrë disa mallra. Ngjarja ka ndodhur në prill të këtij viti, kur shtetasi me iniciale I. M. ka tentuar të vjedhë në dyqanin e saj në Rrugën e Dibrës.

Ai është kapur në flagrancë nga pronarja e dyqanit, e cila, pasi e ka izoluar në dyqan ka lajmëruar policinë. Veprimi i I. M. iu nënshtrua shqyrtimit gjyqësor në Gjykatën e Tiranës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në përfundim të gjykimit, pak ditë më parë, gjykata deklarimin e fajshëm të tij për akuzën e “vjedhjes” dhe dënimin me 1 vit e 2 muaj burg. Referuar vendimit të gjykatës, episodi është regjistrur datës 3 prill 2017 në një prej dyqaneve të rrobave në Rrugën e Dibrës në Tiranë, raporton “Panorama”.

Pronarja e dyqanit ka pohuar se që prej mëngjesit e kësaj dite kishte vënë rë të pandehuri disa herë të tentonte të afrohej në dyqanin e saj me qëllim për të vjedhur mallra.

Sipas pronares së dyqanit, rreth orës 18:50 i pandehuri I. M. ka marre disa rroba, konkretisht një bluzë dhe xhup të hollë femrash, të cilat kane vlerën prej 6.000 lekë.

Në këtë moment ajo e ka kapur nga rrobat dhe e ka futur në dyqan kur dhe i ka thënë që kishte që në mëngjes që përpiqej te vidhte ne dyqanin e saj. I gjendur në këto kushte, i pandehuri I. M. ka kërkuar falje duke i thënë se sapo kishte dale nga burgu.

Nga ana tjetër pronarja e dyqanit ka telefonuar në shërbimet e policisë, të cilët kanë shoqëruar të pandehurin. Gjatë gjykimi i pandehuri ka sqaruar se ditën e ngjarjes ka qenë në gjendje të dehur.

Sipas tij, duke lëvizur në Rrugën e Dibrës ka marrë gabimisht dy bluza të vendosura në manekinin e një dyqani. Ai ka pohuar se e ka bërë këtë veprim ngaqë ishte i pirë dhe jo se kishte shkuar aty për të vjedhur. Gjithashtu ai ka treguar pendim për veprimin e kryer, duke këmbëngulur se gjithçka ka ndodhur për faj të pijes.

ME TE LEXUARAT