Sport

Zbulohet emri i trajnerit të ri të kombëtares, ‘’armiku’’ më i madh i De Biazit

Pas largimit të De Biazit një ditë më parë, Duka u pyet për trajnerin e ri të Kombëtares.

Por, sipas disa të dhënave, emri që është lakuar pak orë pas largimit të De Biazit është ai i ish-portierit të shquar italian, Valter Zenga. Ky i fundit është lakuar si kandidat për Shqipërinë edhe gjashtë vite më parë. Ish-trajneri i Sampdorias ka drejtuar për herë të fundit klubin anglez, Volverhempton, pikërisht në vitin e kaluar.

Fjalimi i Dukës një ditë më parë:

“Nuk kam menduar për emra konkretë, por besoj se që nga sot do të filloj të kërkoj. Nuk e kam mbyllur asnjëherë opsionin shqiptar apo të huaj, e rëndësishme është që të jetë i mirë”, theksoi kreu i institucionit të futbollit. Tashmë me Shqipërinë pa trajner, që dje ka nisur “lufta” e menaxherëve të huaj dhe vendës, të cilët do të mundohen të bindin Dukën me sugjerimet e tyre.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close