Lajmi i fundit

Krimi makabër në Itali, zbulohet shkaku përse durrsaku masakroi gruan, ja postimet e saj në Facebook

Mediat italiane kanë zbardhur dëshmitë e para të fqinjëve të 52-vjeçares, Diana Vrapi Koni, e cila u masakruar me thikë nga bashkëshorti i saj, 62-vjeçari shqiptar Muhamed Vrapi.
Paraprakisht dyshohet se Diana donte në ndahej nga bashkëshorti. Sipas fqinjëve, gjatë javëve të fundit ata kanë dëgjuar shpesh çiftin shqiptar teksa grindeshin.

“E pashë të shtrirë në tokë, të therur e të mbuluar nga gjaku teksa kërkonte ndihmë. Ndërsa ai qëndronte në këmbë”. Kështu deklaroi fqinja e çiftit shqiptar që nuk duroi dot më pas të bërtiturave të Dianës dhe shkoi të trokasë në portën e tyre.
“Ajo ishte një grua dhe nënë shumë e mirë. E njihja nga afër, mund të them se ishte një person i qetë”,- tregoi një tjëtër fqinj.
“Ndërsa bashkëshortin e njihja më pak, se ai merrej me punë. Por nuk kemi dëgjuar të ketë qënë problematik”,- shton fqinji.
Pikërisht tek bashkëjetesa me njëri-tjetrin i ka fokusuar hetimet edhe policia italiane, për të kuptuar ku ishte këputur filli i një martese të lumtur, nga e cila Diana donte të hiqte tashmë dorë.

Sipas të dhënave të policisë, thika e kuzhinës që 62-vjeçari përdori për të masakruar të shoqen ishte në vendngjarje, madje në trupin e saj të shtrirë në dhomën e gjumit.
Ndërsa, është zbuluar një tjetër detaj. Një vit më parë, Diana, i dedikonte atij mesazhe dashurie në profilin e saj në FB.
“Sot është një ditë speciale për dashurinë time. I dashur ti je një baba dhe bashkëshort special, të dua dhe do të dua gjithë jetën të uroj edhe mijëra ditë të tjera të lumtura” shkruante Diana në profilin e saj, ditën e ditëlindjes së burrit të saj, nga i cili mbeti dje viktimë.
Ndërsa njoftohet se pa përfundimin e hetimit, me urdhër të Prokurorit të Busto Arsizos, shqiptari është lënë nën masën arrest me burg. Ai do të duhet të përgjigjet për vrasje, të rënduar nga lidhjet familjare. Krimi i rëndë ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 16:30 në rrugën “Goito” në Bust Arsizio të Vareses, ndërsa ishin pikërisht fqinjët që dhanë alarmin. Muhamed Vrapi në sherr e sipër ka marrë një thikë të madhe nga kuzhina dhe ka filluar të qëllojë pa mëshirë Dianën, gruan me të cilën kishte tre fëmijë. Ambulancat e gjetën ende gjallë, kur shkuan në shtëpinë e tyre por nuk mundën t’i vijnë në ndihmë për shkak se kishte humbur shumë gjak.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close