Kë do më shumë, Saimir Tahirin apo Erion Veliajn? Përgjigja e Ramës surprizon...

Aktualitet

I ftuar në emisionin Xing me Ermalin kreu i qeverise Edi Rama menjehere sapo mbërriti në studio u përball me një ankesë nga moderatori i emisionit, pasi kravatat e dhuruara nga ai, nuk e dinte sesi ta vendoste.

Menjëherë pas kësaj Rama i kërkon Ermalit që të zhvishet dhe më pas të veshë një bluzë më numrin 2 të Partisë Socialiste.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ermali theksoi se kjo kishte qene marreveshja qe Rama te shkonte ne emisionin e tij por kryeministri kundershtoi dhe tha se nuk ka pasur asnje marreveshje.

"Edhe ti si gjithe demokratet po genjen", i tha Rama- Ermal Mamaqit.

Ky i fundit tha se kishte ftuar ne emision edhe Lulzim Bashen por ai nuk shkoi sepse ishte ne takim me Donald Trump.

"Po ishte beri foto si Bleona, po si te te la ty ai per nje foto me Trampin?", tha Rama.

Humbjen e skuadrës së tij të zemrës, kryeministrit Edi Rama ia ka përmendur edhe Ermal Mamaqi në “Xing me Ermalin”.

Por Rama iu kundërpërgjigj duke thënë se fajin e kishte ngjyra e fanellës së Real Madrid.

Ermali: Ej po si t’u rraf Juventusi nga Reali

Rama: Ehhh

Ermali: Po Realin e ka mund dhe Gramozi këtu

Rama: Që kur hynë ata të Realit me ngjyrën mavi e mora vesh që do fitonin, se ky është muaji i mavisë. Kështu që mavijosu dhe ti se më je bërë si balerin.

Kujtojmë që Real Madrid mposhti Juventus në finale të Champions League me rezultatin 4-1.

Krahasimet mes kryeministrit aktual dhe atij pararendës, Rama dhe Berisha, nuk janë vetëm politike.

Ermal Mamaqi në emisionin e tij “Xing me Ermalin” e ka pyetur kreun e qeverisë Edi Rama nëse do t’i thyejë rekordin në not Sali Berishës.

Ermali: Do e thyesh rekordin e dr. Berishës në not?

Rama: Ai s’është not është pllaquritje, por nëse do e quajmë not, ai është not kandili

Ermali (publikut): E mirë, mos qeshni me doktorin

Ermali: Rekordin për shikueshmëri më të madhe në emisionin tim e mban Berisha. Të shohim nëse do e thyesh ti sot.

A mendon se do ta kishe më të vështirë sikur të ishte kushëriri im Sokol Olldashi gjallë?-pyeti Ermal Mamaqi.

"Nuk e di, ai ishte politikan i lindur. Kurse këta janë politikanë fason, e ke parasysh, që bëhen me material porositësi"- u përgjigj Rama.

Ai vazhdoi duke thënë se kemi bërë beteja të mëdha me Sokolin, dhe mendoj se po të ishte gjallë, PD-ja s`do hynte në cadër dhe marreveshja do ishte bere me pare.

Pas pyetjeve me nota humori, Ermali e pyeti kryeministrin Edi Rama dhe për marrëveshjen me Lulzim Bashën.

Marrëveshja që bëtë me Bashën mos ishte që tja fusnit LSI?

Kush e kërkonte marrëveshjen më shumë nga të gjithë. Unë e doja marrëveshjen dhe ju luta. Ai thoshte sill dorëheqjen dhe unë i thashë sill dorën.

Ne ishim gati të jepnim gjithçka. A thoshin qeveri besimi të japim besim.

Mos ndoshta duhet ta kishe ftuar Metën tek ky takimi.

Po duhet të kishim ftuar dhe Sali Berishën…

Çfarë folët 4 orë?

Katër orë po kishim shumë kohë pa u parë dhe sa gjëra kishim për të thënë.

Thone se Erion Veliaj ose Saimir Tahiri mund te jene pasardhesit tu, cilin do me shume ti?

Rama: Une dua Gramoz Rucin!

Ku eshte Gramozi tani?

Atje ne Fier, po lufton, po mbledh vota.

 

ME TE LEXUARAT