Rezultate surprizuese, sondazhet greke dhe italiane përmbysin skenën politike në Shqipëri

Politikë

Edhe një javë ka mbetur nga dita e zgjedhjeve, ku shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit dhe rezultatet e realizuara ditët e fundit tregojnë përmbysje të madhe të skenës politike në Shqipëri.

Sipas një sondazhi të kryer nga një kompani greke, ndodhen në një garë të fortë për vendin e parë Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërsa partia Demokratike renditet e treta.

Por, rezultati i realizuar nga një kompani e njohur italiane nxjerr LSI-në si forcë të parë politike, duke renditur të dytën Partinë Socialiste dhe të tretën PD-në.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Digita.it, raporton se Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës, Presidentit të zgjedhur të Shqipërisë, rezulton e para në sondazhet e pavarura të realizuara nga Fondacioni Liri dhe Progres (Libertà e Progresso).

Sekreti i rritjes së LSI është pjesëmarrja masive e të rinjve në radhët e saj, të cilën përbëjnë motorin e Shqipërisë dhe përfaqësojnë pjesën më të madhe të elektoratit. Ditët e kaluara, disa institute të statistikave kanë dhënë rezultate të ndryshme (për sondazhet), por kjo për shkak se të dhënat janë mbledhur nga agjenci lokale.

Për këtë arsye, agjencive tona u është dashur të punojnë vetëm me të dhëna jo të rastësishme. Pas më pak se një jave do të jetë prova zgjedhore e partive, por ne vlerësojmë se LSI ka mundësi reale për të arritur një rezultat historik, kjo edhe sepse gëzon mbështetje të pakushtëzuar nga parti ndërkombëtare, edhe italiane, të cilat kanë eksperiencë”,shkruan digita.it.

ME TE LEXUARAT