Kosova - Rajoni

La shtatzënë të bijën 16-vjeçare, pasi del nga burgu babai e përdhunon sërish

Në fshatin Lisiçani në Kërçovë, në vitin 2009 ka ndodhur krim i tmerrshëm, ku 55-vjeçari Bajram Velioski ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të vogël 16 vjeçare dhe e ka lënë shtatzënë. Pas lirimit nga burgu, Velioski përsëri e ka përdhunuar atë disa herë. Vajza e tij tashmë është 24 vjeçe.

Përbindëshi për herë të parë e ka përdhunuar vajzën e tij në vitin 2009, kur ajo mbeti shtatzënë. Shtatzënia e vajzës, atëherë 16-vjeçare ishte vënë re për herë të parë në shkollën e saj, dhe më pas ajo ishte vendosur në shtëpinë në Manastir, transmeton TetovaSot. Pas akuzave penale, babai i saj përfundoi në një seksion të mbyllur nën mbikqyrje të shtuar në spitalin e Demir Hisarit.

Kur u vërtetua se ai kishte kryer krimin, u dënua me 8 vjet burg. Ndërsa ishte në burg, gruaja e tij u kujdes për dy vajzat dhe djalin.

Vajza, të cilën e përdhunoi Bajrami, vazhdoi të shkoj në shkollë, dhe ajo vazhdimisht është në konsultime me shërbimet sociale.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close