Politika

PS bllokon betimin e Metës si President? Reagon kreu i LSI-së

Ditët e fundit qarkulluan lajme se PS do të bllokojë betimin e Ilir Metës si president më 24 korrik, ndërsa një natë më parë vjen reagimi i kreut të LSI-së, Petrit Vasili.

I ftuar në “Opinion”, Vasili e cilësoi një fat të madh për vendin në këtë kohë të vështirë që Meta ndodhet në atë pozicion. Ka diçka që po qarkullon se mund të ketë një nismë që PS të mos lejojë Presidentin Ilir Meta të nisë detyrën. Si e komentoni?

Për fatin e zi të tyre Ilir Meta më 24 korrik merr detyrën e tij si President i Republikës për fatin e mirë të shqiptarëve. Ilir Meta është President i shqiptarëve dhe do të marrë detyrën e tij me të gjitha obligimet që duhen në këtë vend shumë delikat për vendin. Duhet patjetër roli i një garanti dhe Ilir Meta ka pjekurinë, historinë dhe maturinë. Në këtë kohë shumë të vështirë për vendin është një fat i madh që atje ndodhet Ilir Meta.
Ditën e zgjedhjeve u shpërndanë disa deklarata të Ilir Metës dhe u deklarua se ka shkelur Kushtetutën.
Në qoftë se kishte një njeri që nuk duhet të ishte pjesë e ditës së zgjedhjeve ishte Kryeministri. Ne bëmë një denoncim të madh ndaj tij kur deklaroi se Policia e Shtetit mund të merrte pjesë në zgjedhje. Ndaj ai nuk duhet të ishte Kryeministër sepse konsumoi haptazi një vepër penale.

loading...

Artikuj te ngjashem

Nje koment

  1. Eshte fatkeqesia me e madhe per kete vend qe te kete president nje hajdut nje maskara qe e tregoi veten ne fushate me fjalorin e tij kercenues kur para disa muajve shprehej per qetesi dhe dashuri kur e pa se gjithecka po i ikte nga duart fliste me fjalorin e Musolinit per armatosje e per eskorta me paramiliare.LSI eshte nje SHPK e ngritur mbi vjedhjen e abuzimin,pretendojne se ju vodhen apo blene votat,hajduti therret kapeni hajdutin. Ne Gjirokaster paramilitaret e Likes tmerruan gjithe njerzit sepse naten si hiena shkonin shtepi me shtepi,diku duke dhene leke diku ushqime,diku duke premtuar vende pune,diku duke kercenuar me largim nga puna me heqje te kullotave per blegtorine etj Ne qenderen e votimit ku une isha sekretar komisioni erdhi nje grua e moshuar dhe pasi votoi i hodhi ne tavoline karten e identitetit antares se komisionit qe perfaqesonte LSI-ne sepse ju kishin premtuar qe ne kembim te votes do t’ju falnin debine per mos pagesen e ujit te pishem.Kjo eshte SHPK-ja e Ilir Metes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close