Mbështeti Edi Ramën në fushatë, mediat polake për me Sadikun: Blemë një komunist

Sport

Legia e Varshavës është skuadra e re e Armando Sadikut, por shtypi polak përveç profesionit të tij, ka parë dhe aspekte të tjera të futbollistit.

Gazeta polake “Interia” në një shkrim kushtuar, ish-lojtarit të Luganos, ka diskutuar bindjet politike. Madje në shkrim, e quajnë Sadikun edhe “komunist”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aty përmendet bindja e hapur politike e lojtarit për Partinë Socialiste, ku shkak është bërë edhe një video e mëparshme e postuar nga kryeministri Edi Rama, ku vetë Sadiku bënte thirrje për të votuar numrin 2, Partinë Socialiste.

“Interia” raporton për tifozët e Legias, skuadër në të cilën Sadiku do të luajë, se PS është pasuese e Partisë së Punës, të drejtuar nga diktatori Enver Hoxha.

ME TE LEXUARAT