Tronditet sërish Vlora, ndodh vetëvrasja e dytë brenda ditës...

Aktualitet

Tronditet perseri qyteti i Vlores. Nje tjeter vetevrasje eshte regjistruar atje duke e cuar ne dy numrin e veteflijimeve te ndodhura brenda dites.

Burimet zyrtare te policise, thane se në datë 16.07.2017, rreth orës 20:40, jemi njoftuar se është vetëvrarë një shtetas.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Menjëherë grupi hetimor është nisur drejt vendit dhe kanë konstatuar se ngjarja ka ndodhur në fshatin Babicë e Madhe Vlorë, ku në banesën e tij është gjetur i vetëvrarë me armë gjahu shtetasi F.A., 52 vjeç", beri me dije policia.

Sipas burimeve zyrtare, viktima është konstatuar i pajetë nga të afërmit e tij dhe sipas deklarimeve të para të tyre dyshohet se personi vuante nga shëndeti mendor.

"Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për zbulimin e rrethanave të ngjarjes", deklaroi policia.

ME TE LEXUARAT