Ndahen grupet para shortit, Shkëndija bie te Milani. Ja fati i Skënderbeut

Sport

Ditën e sotme, UEFA ka ndarë në grupe skuadrat që do të marrin pjesë në shortin e sotëm të fazës “play off” në Ligën e Europës.

Në këtë mënyrë është mësuar se Skënderbeu nuk mund të ndeshet me Milanin, por ka fat pasi mund të marrë si kundërshtar ekipe të përballueshme ose një prej Ajaksit dhe Fenerbahçes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë kuqezinjtë e Tetovës janë vendosur në të njëjtin grup me Milanin, çka bën të mundur që Shkëndija të mund të ketë një rival luksi në këtë fazë.

Kundërshtarët e mundshëm të Skënderbeut

Ajaks (Holandë)

Fenerbahçe (Turqi)

Ludogorets (Bullgari)

BATE Borisov (Bjellorusi)

Dinamo Zagreb (Kroaci)

Makabi Tel-Aviv (Izrael)

Kundërshtarët e mundshëm të Shkëndijës

Milan (Itali)

Dinamo Kiev (Ukrainë)

Krasnodar (Rusi)

Klub Bryzh (Belgjikë)

Austria Vjenë (Austri)

 

ME TE LEXUARAT