Publikohen shënimët e Enver Hoxhës, kujdesi për oborrin e fshatarit, bagëtitë dhe pulat

Aktualitet

1980/Shënimet e diktatorit për oborrin e fshatarit, bagëtitë dhe pulat

Më 8.3.1980 kryesia e Këshillit të Ministrave, paraqiti një studim për çështjen e tufëzimit dhe shkurtimit të oborrit kooperativist. Ky material do paraqitej në mbledhjen e Byrosë Politike të datës 22.4.1980.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga frika e tufëzimit, fshatarët kishin therur 525 mijë bagëti të imëta. Diktatori ka shënuar porisitë e tij në këtë material.

Të habit fakti se me çfarë merreshin këta njerëz për t’i bërë keq këtij populli. Enver Hoxha, pasi lexon propozimet, më 14.4.1980 dhe vendos këtë shënim:

a-Për oborrin kooperativist.

Ndarjes së oborrit kooperativist duhet t’i caktojmë një kufi: babai ta ndajë kopshtin vetëm me djalin e parë. Djemtë e tjerë nuk do të kenë tokë, do të jenë kooperativistë pa oborr. Pastaj kur babai do të vdesë, toka e tij i kalon kooperativës, kështu ikën ½ e oborrit e kur të vdesë edhe djali i parë, oborri likuidohet.

b-Bagëtia.

Bagëtia shkon bashkë me tokën, ndryshe ajo s’ka ku kullot. Prandaj kurora e parë e fëmijëve djem, të marrë nga babai edhe 10 kokë bagëti. Djemtë e tjerë që nuk do të kenë tokë, t’u lejojë statuti të blejnë 5 (jo 10) kokë dele dhe t’i tufëzojnë ato. (Në malësi që tani u kemi lënë më shumë dele dhe 1 lopë, të veprojmë me mënyra të tjera, por të ndiqet e njëjta rrugë si edhe në fshat.

Pulat dhe shpendët të qëndrojnë sikurse është paraqitur në materialin që po shqyrtojmë./Kastriot Dervishi

 

 

ME TE LEXUARAT